Barometri Politik sjell sondazhin e radhës, cilën parti shohin shqiptarët si fituese dhe cilin kryeministër?
Sondazhi i dytë i Euronews Albania dhe MRB, tregoi se kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mbetet lideri më popullor, pavarësisht se ka pësuar ulje krahasuar me sondazhin e parë. Por megjithatë vlen të thuhet se kryetari i Partisë Demokratike ka njohur rritje të popullaritetit.
Rama vlerësohet nga 44.9% e të pyeturve nga 49.1% që ishte në sondazhin e parë, ndërkohë Basha ka fituar 1.7% më tepër popullaritet.
Lexoni më shumë: Bie popullariteti i Ramës dhe Kryemadhit, rritet mbështetja për Bashën
Analistët në studio komentuan se lidhja e drejtpërdrejtë e pëlqimit të partisë me liderin mbetet e lartë prej ndikimit që ka autoriteti i tij në udhëheqjen e partisë, ndërkohë për analistin Neritan Sejamini prezenca e liderit në media mund të ketë ndikuar në zbehjen e popullaritetit pasi kryesisht liderët përdorin gjuhë agresive.
Lexoni më shumë: Analistët evidentojnë faktorët që kanë çuar në rënien e popullaritetit të Ramës
Shqiptarët shohin më shumë Edi Ramën se sa Lulzim Bashën si të përshtatshëm për të qenë kryeministër, ndërkohë që më shumë se çereku i tyre – kryesisht të rinj – nuk vlerëson asnjërin si të tillë.
Rama vlerësohet nga 42.4% si kryeministër i përshtatshëm, ndërsa Basha 28.1%.
Lexoni më shumë: Rama më i preferuari për Kryeministër, por si ai edhe Basha nuk gëzojnë mbështetjen e të rinjve
Gjatë emisionit “Barometri Politik” analistët komentuan daljen në dy lista të veçanta të opozitës në zgjedhje si dhe faktorët që mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve.
Lexoni gjithashtu:
Blendi Çeka: Basha lider ndryshe, s’ka të njëjtin efekt si Meta, apo Berisha te votuesit socialistë
Erl Murati numëron gabimet që mund t’i kushtojnë humbjen Bashës: Ka arsye për t’u shqetësuar
Gjoni: Rritja e Bashës e lidhur me shpalljen e programit. Sejamini: Programi nuk të bën kryeministër
Popullariteti i liderëve, Ylli Manjani: Rama është aktor, nuk mund ta krahasojmë me Bashën
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera