Bien fitimet e Spotify, kompania suedeze largon nga puna 1500 punonjës
Spotify kompania më e madhe sa i përket shërbimit të transmetimit muzikor ka njoftuar të hënën një reduktim të stafit me “rreth 17%”, e thënë ndryshe rreth 1 500 punonjës.
Pas përballjes me uljen e fitimeve, kompania suedeze ka marrë vendimit të shkurtojë një në gjashtë vende pune.
Kjo është vala e tretë e zvogëlimit që kur grupi suedez kishte njoftuar tashmë 600 shkurtime të vendeve të punës në janar dhe 200 në qershor në divizionin e tij të podkasteve.
Këto shkurtime të vendeve të punës janë pjesë e valës që ka goditur “teknologjinë” globale që nga fillimi i vitit 2023, veçanërisht gjigantët amerikanë si Meta, Alphabet, Amazon.
Në Shtetet e Bashkuara, gjigantët e teknologjisë Meta dhe Microsoft kanë njoftuar planet për të larguar të paktën 10,000 punonjës secili.
Në janar, Amazon njoftoi se do të reduktonte më shumë se 18,000 pozicione dhe kompania mëmë e Google, Alphabet, rreth 12,000 pozicione.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta