Presidenti rus viziton emiratet arabe, takon homologun iranian

Vladimir Putin
5 Dhjetor 2023 | 15:48

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Arabinë Saudite.

Pas udhëtimit në Kinë, kjo është vizita e dytë e rëndësishme e Putin që pas nisjes së agresionit rus ndaj Ukrainës.

Zëdhënësi i Kremlinit deklaroi se Putin do të jetë në Arabinë Saudite në ditën e mërkurë, ku pritet të diskutojë për marrëveshjet e naftës, konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit dhe politikën ndërkombëtare. Ndërkohë gjatë kësaj vizite pritet të ketë një takim dhe me presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi.

Arabia Saudite është kthyer në një qendër të rëndësishme për ekonominë ruse, pas bllokadës që ju vendos Moskës nga SHBA dhe BE lidhur me krimet në Ukrainë.

Por vizita e Putin ka ngritur pikëpyetje dhe për një urdhër që ekziston nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për arrestimin e tij lidhur me krimet e luftës. Në mars të këtij viti, Gjykata kërkoi nga gjithë vendet anëtare të zbatojnë vendimin nëse presidenti Rus shkel në territorin e tyre. Si Reagim ndaj këtij vendimi, Rusia nxori urdhër arresti për kreun e Gjykatës Ndërkombëtare.

Putin ka shmangur një sërë samitesh ndërkombëtare si G 8 dhe takimet e nivelit global për klimën. Një nga arsyet ka qenë shmangia e skandaleve diplomatike me urdhrin e Gjykatës. Ndërkohë Emiratet e Bashkuara Arabe Arabia Saudite nuk e kanë nënshkruar traktatin themelues të Gjykatës Ndërkombëtare që i detyron të zbatojnë vendimet. Ndërkohë që ende nuk dihen detajet se mbi cilat shtete do të fluturojë avioni i presidentit rus.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026