Vrasja e Liridonës, Balla: Tepër e rëndë, zero tolerancë për dhunën me bazë gjinore

5 Dhjetor 2023 | 15:29

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte i pranishëm këtë të martë në gjimnazin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë për sigurinë në shkolla.

Balla, u ndal në fjalën e tij dhe në lidhje me rastet e dhunës me bazë gjinore përfshirë edhe ngjarjen e rëndë të vrasjes së Liridona Ademajt nga bashkeshorti i saj.

“Këtu nga Gjirokastra dua që të jem shumë i qartë, të nxis, të mbështes çdo vajzë apo grua që bie pre e dhunës, të mos hezitoj aspak të paraqitet menjëherë në komisariatin e policisë apo në drejtorinë e policisë dhe ne jemi aty për të ofruar të gjithë mbështetjen. të gjithë mbrojtjen , për ta mbrojtur edhe nga stigma publike në mënyrë që edhe përmes bashkëpunimit me aktorë të tjerë publikë apo edhe me shoqerine civile për t’i ofruar mbështetje, duhet ta thyejmë dhe duhet të krijojmë një shkëputje nga një traditë e gabuar shumëvjeçare dhe për të nxitur gjithëkënd dhe për të denoncuar çdo lloj dhune dhe pastaj nuk mund ti shpëtoj edhe komentit të ngjarjes së ndodhur në Kosovë sepse është një ngjarje tepër e rëndë ku jo vetëm drejtësia por dhe shoqëria duhe të reagojë më fort për ti dhënë fund çdo lloj forme femicidi sepse në fund të fundit është një alarm, i cili duhet të na zgjojë të gjithëve”, tha Balla.

Garantojmë sigurinë në shkolla ishte mesazhi i vizitës së ministrit Balla dhe Drejtorit të Përgjithëm të Policisë Muhamet Rrumbullaku edhe ne bashkëbisedimet e zhvilluara në institucionet arsimore  në Tepelenë dhe Përmet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026