Shtatë vjet nga aneksimi, Perëndimi: Krimea, pjesë e Ukrainës, Kievi kërkon konferencë të re
Në kufirin administrativ me Krimenë e pushtuar, dy flamuj u ngritën nga turmat që shënonin ditën e rezistencës ndaj pushtimit të gadishullit, ai i shtetit të Ukrainës dhe ai i tatarëve.
Rreth 200 persona nga rajonet Geniçesk dhe Novolekslivka u mblodhën dhe ngritën flamujt e tyre në një tubim të mbajtur pranë pikës së kontrollit në Çongar.
Duke reaguar, presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden përsëriti qëndrimin e Uashingtonit lidhur me përkatësinë e Krimesë.
“Ne riafirmojmë një të vërtetë të thjeshtë, Krimea është Ukrainë,” – tha Biden në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë.
Ndërkohë, gjatë një udhëtimi në Paris, ministri i Jashtëm ukrainas bëri thirrje për një samit të ri me Rusinë, Francën dhe Gjermaninë, për të siguruar një akord të ri mbi konfliktin mes Kievit dhe Moskës në rajonin e Donbasit.
“Jemi të bindur se një samit katër palësh në Normandi është jetik për të çuar gjërat përpara,” – u shpreh ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.
[
cite_header=Franca nuk e njeh dhe nuk do ta njohë aneksimin e Krimesë dhe globalisht ne mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht.
cite_author=Jean Yves Le Drian
cite_description=Ministër i Jashtëm i Francës
]
Nga ana tjetër, presidenti rus Putin urdhëroi të mërkurën agjencinë e kundërspiunazhit të dyfishojë përpjekjet për të parandaluar ndërhyrjet sipas tij të Perëndimit për të destabilizuar vendin.
Protestuesit pro-rusë u përleshën me policinë jashtë Gjykatës Rajonale në Donetsk ditën kur Krimea mbajti referendumin për t’u shkëputur nga Ukraina.
Lexoni gjithashtu:
”Të mbrohemi nga ndërhyrjet e huaja”, sovraniteti rus i paprekshëm, Putin merr masa për zgjedhjet
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në