Mbretëresha e Spanjës në një lidhje me kunatin? Del Burgo: Kjo është e vërteta

6 Dhjetor 2023 | 12:09

Jaime Burgo, ish-bashkëshorti i motrës së Mbretëreshës Letizia të Spanjës thuhet se ka qenë i lidhur me vetë Mbretëreshën para se kjo e fundit të martohej me bashkëshortin e saj aktual, madje kanë qenë në prag martese.

Burgo ka postuar në rrjetin social X një foto të mbretëreshës Letizia rreth 15 vjet më parë, të cilën ajo ja ka dërguar me mbishkrimin: “Dashuria ime, unë kam vendosur shallin tënd. Ai më mbron. Po numëroj orët deri sa të takohemi sërish. Të dua! E jotja”.

Në këtë foto ajo është dukshëm shtatzënë. Vajzat e Mbretit Felipe dhe Mbretëreshës Letizia kanë lindur në 2005 dhe 2007.

Ai e fshiu këtë postim, por sidoqoftë lajmi mori dhenë dhe u bë viral në të gjitha mediat.

Sipas The Telegraph, Del Burgo do t’i propozonte në darkë Letitia-s në hotelin Ritz në Madrid, por në atë datë ajo dyshohet se i tha atij se kishte takuar një burrë që do t’i ndryshonte jetën, ku e kishte fjalën për Felipen bashkëshortin e saj aktual.

Del Burgo, i cili ishte dëshmitar në dasmën e Felipe dhe Letizia, pohoi se mbretëresha e ardhshme i ishte lutur që “të mos e linte kurrë” një natë para se të martohej. Ai u martua në vitin 2012 me motrën e mbretëreshës, Telma Ortiz, përpara se çifti të divorcohej dy vjet më vonë.

Pak orë më parë, Del Burgo reagoi sërish duke theksuar se nuk i heq asnjë presje postimit që ka fshirë.

Ai tha se nuk ndihet krenar, por e vërteta është ajo që është dhe vetëm Zoti mund ta gjykojë.

“Nuk i heq asnjë presje postimeve të mia të fshira. I vlerësoj mesazhet nga ata që kanë kuptuar se kam pasur arsyet e mia. Nuk i mbaj mëri askujt që ka kërcënuar të më vrasë. Nuk ndihem krenar, por e vërteta është e tillë. Njoh vetëm një Zot në qiell dhe ai është Jezusi i Nazaretit. Ai do të më gjykojë,” – shkroi Del Burgo në X.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026