“Rritëm tregtinë dypalëshe”, Erdogan në Greqi: Të gjejmë zgjidhjen për Qipron

7 Dhjetor 2023 | 13:22

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha në një konferencë të përbashkët me kryeministrin grek Kiriakos Mitsotakis se kanë rënë dakord të rrisin tregtinë dypalëshe në 10 miliardë.

Ata u takuan fillimisht në pallatin Maximos në prani të delegacioneve të vogla të ministrave grekë dhe turq.

Erdogan theksoi se do të jetë në interes të të gjithë rajonit që të arrihet një zgjidhje e drejtë dhe e qëndrueshme për çështjen e Qipros. President turk shprehu gjithashtu pritshmëritë për përmirësimin e situatës së minoritetit turk në Trakinë Perëndimore.

Ndërkohë, edhe Mitsotakis ishte i mendimit se Greqia dhe Turqia duhet të jetojnë në paqe dhe të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre. Sipas tij, ato probleme që nuk mund të zgjidhen, nuk duhet të çojnë në kriza mes dy vendeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026