Policia arreston ish-Presidentin e Barcelonës dhe tre zyrtarë të tjerë të klubit
Policia e Katalonjës arrestoi paraditen e së hënës ish-presidentin e klubit të Barcelonës dhe tre ish-vartës të tij. Lajmi u konfirmua nga mediat lokale të cilat thanë se arrestimi lidhet me të ashtuquajturën “BarçaGate”.
Përveç ish-Presidentit Josep Maria Bartomeu, është arrestuar edhe ish-këshilltar i tij, Jaume Masferrer, ish-drejtori i përgjithshëm i klubit Oscar Grau dhe ish-shefi i shërbimeve ligjore Roman Gomez Ponti.
Çështja “BarçaGate” doli në dritë pas një hulumtimi të emisionit sportiv Cadena SER në Barceonë, ku u nxor në pah se bordi i drejtuar nga Bartomeu kishte angazhuar disas kompani, që nxisnin në rrjetet sociale fushata denigruese ndaj kundërshtarëve të tij në bord si dhe ndaj vetë lojtarëve të skuadrës.
Çështja konsiderohet si delikate për faktin se arrestimi ndodh pak ditë përpara se klubi të mbajë zgjedhjet për President, ku kandidatë janë Joan Laporta dhe Victor Font, të cilët kanë qenë target të fushatave të kompanive të angazhuar nga Bartomeu.
Ky zhvillim trazon më tej ambientin, që vitin e shkuar pa të nxirrte goxha pakënaqësi kur Lionel Messi shprehu publikisht dëshirën për t’u larguar. Së fundmi raportime të ndryshme e përshkruajnë Barcelonën edhe në vështirësi financiare.
Mes personave të vendosur në qendër të sulmeve në rrjetet sociale nga kompanitë e angazhuar janë emra të konsideruar si “armiq të Bartomeut” si Pep Guardiola, Xavi, Carles Puyol dhe vetë futbollistë aktual si Lionel Messi apo Gerard Pique.
Gazeta El Diario raportoi se një audit i kryer nga bordi i klubit ka nxjerrë në pah pagesa të majme deri në 980 mijë euro për kompanitë.
Lexoni gjithashtu:
NBA, LeBron James feston me fitore ndeshjen e tij të 1,300 në NBA
Formula 1 hedh poshtë ofertën e Bahrejnit për të vaksinuar stafin për COVID-19
Milani rikthehet te fitorja, tashmë 4 pikë larg Interit, sukses edhe për Atletico Madrid
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)