”Kriza politike prej mungesës së të majtës”, Adrian Thano: Asnjë palë s’ka moral për të qeverisur
Kryeredaktori i të përditshmes “Dita”, Adrian Thano tha në “Ilva Now” se këto zgjedhje nuk do të sjellin asgjë të mirë për popullin.
[
cite_header=Për Shqipërinë e militantëve mund të sjellin atë që kanë 30 vite që sjellin por për Shqipërinë e qytetarëve dhe për Shqipërinë e atyre që duan ndryshimin nuk sjellin asgjë për dy arsye kryesore. Qeverisja aktuale e ka humbur të drejtën morale për të qeverisur ndërsa opozita nuk e ka të drejtën morale për të qeverisur.
cite_author=Adrian Thano
cite_description=Drejtori i të përditshmes “Dita”
]
Kriza politike, në këndvështrimin e Thanos nuk është konflikti midis PS-së dhe PD-së por mungesa e të majtës.
Pyetur nga gazetarja, Ilva Tare se përse është kaq i nevojshëm një elektorat i majtë, Thano theksoi se është një elektorat i majtë i konsiderueshëm, përfshirë dhe të personalisht.
“Një parti e majtë që nuk është në këto zgjedhje ka tentuar të fusë në këto zgjedhje kandidatë të pavarur. E di çfarë ndodh? Këta i kanë vënë disa barriera atij kandidatit të pakalueshme,- tha Thano.
Sipas tij ka barriera për të hyrë në garë me partitë e mëdha e jo më për të fituar.
Teksa vuri në dyshim përdorimin e fjalës “koalicion” duke theksuar vazhdimisht se kjo fjalë me ndryshimet e reja kushtetuese nuk mund të përdoret më ai tha se partitë politike po bëjnë ç’është e mundur për t’i vendosur shqiptarët në llogore të atillë që të votojnë patjetër njërën prej partive të mëdha.
Sipas kryeredaktorit të “Ditës” për aq kohë sa Partia Socialiste dhe Demokratike ndërrojnë njëra tjetrën gjithçka është në rregull.
Ndiqni diskutimin e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Koalicioni PD-LSI, Kryemadhi garanton gjuhë të përbashkët bashkëpunimi
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 14:45 Bahreini: U shënjestruam nga dronë iranianë pas sulmeve amerikane ndaj Iranit
- 14:32 “Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme
- 14:17 Ministri i Brendshëm Lamallari për Euronews Albania: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”
- 14:02 Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes