Zelenskyy do të takohet me Biden në Shtëpinë e Bardhë

11 Dhjetor 2023 | 07:21

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, po shkon në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa administrata e Joe Biden po rrit presionin ndaj Kongresit për të ofruar miliarda të tjera ndihmë për Kievin.

Vizita ka për qëllim “të nënvizojë angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur popullin e Ukrainës ndërsa ata mbrojnë veten kundër pushtimit brutal të Rusisë”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të dielën.

“Ndërsa Rusia shton sulmet e saj me raketa dhe dron kundër Ukrainës, udhëheqësit do të diskutojnë nevojat urgjente të Ukrainës dhe rëndësinë jetike të mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara në këtë moment kritik.”-thuhet më tej në deklaratë.

Zyra e Zelenskyy konfirmoi se ai kishte pranuar ftesën e Biden. Atij gjithashtu i është kërkuar të flasë në një takim të të gjithë senatorëve.

Biden i ka kërkuar Kongresit një paketë prej 110 miliardë dollarësh të financimit të kohës së luftës për Ukrainën (61.4 miliardë euro) dhe Izraelin, së bashku me prioritetet e tjera të sigurisë kombëtare. Por kërkesa përfshihet në një debat mbi politikën e emigracionit dhe sigurinë kufitare të SHBA.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026