Kandidatë “fake” për deputetë, Mentor Kikia debat me Gazment Bardhin për ‘listën e përbashkët’ PD-LSI

1 Mars 2021 | 20:22

Partia Demokratike do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit në një koalicion me 13 parti, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim do të garojë më vete.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi në një interviste për “Ilva Now” tha se në disa qarte të veçanta PD dhe LSI do të kenë listë të përbashkët por pa dhënë më shumë detaje.

Kryeredaktori i Euronews Albania, Mentor Kikia e pyeti se si do të realizohet kjo praktikisht.

“Si do ta realizoi pasi çdo parti që garon i kërkohet që të ketë kandidatët e saj në çdo qark. Do të keni kandidatë fiktivë?”, u shpreh ai.

“Në përputhje me ligjin dhe Kodin Zgjedhor, juristët tanë do të kujdesen që ajo që lejohet nga ligji të zbatohet”, deklaroi z. Bardhi.

“Atëherë nuk do të ketë lista të përbashkëta. LSI do të caktoi një kandidat ‘fake’ sa për emër dhe LSI aty do të votojë për kandidatët tuja. Kjo nuk quhet listë e përbashkët”, tha Mentor Kikia.

“Ku është problem këtu? Kjo është taktikë elektorale. Në ato qarqe do të caktojë një kandidat potencial në listën tonë”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD.

Ilva Tare i solli në vëmendje z. Bardhi rastin e ndodhur në vitin 2017, ku edhe pse PR ishte fiktivisht me kandidatët e saj mori 3 mijë vota.

Ai tha se ekspertët kanë bërë përllogaritjet që asnjë votë opozitare të mos përkthehet në mandate për opozitën.


Ndiqni diskutimin e plotë:

 

Lexoni gjithashtu:

Dorëzimi i listës së kandidatëve në KQZ, Gazment Bardhi: Afatet na i cakton ligji, jo komisioneri

Gazment Bardhi tregon se PD ka skualifikuar kandidatë me probleme që në fazën e parë

”Kriza politike prej mungesës së të majtës”, Adrian Thano: Asnjë palë s’ka moral për të qeverisur

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021