Barbie kryeson nominimet për çmimet Golden Globe

11 Dhjetor 2023 | 15:25

Barbie dhe Oppenheimer kryesojnë nominimet në Golden Globe Aëards me nëntë dhe tetë nominime respektivisht. Killers of the Flower Moon dhe Poor Things janë gjithashtu ndër pretendentët, me nga shtatë nominime secili.

Emma Stone, Leonardo DiCaprio, Cillian Murphy dhe Da’Vine Joy Randolph janë ndër të nominuarit për aktrim. Ceremonia do të mbahet në Los Angeles më 7 janar.

Succession kryeson nominimin televiziv me nëntë gjithsej, duke përfshirë serialin më të mirë dramatik televiziv. Filmi koreano-jugor Past Lives është filmi më i nominuar në gjuhën jo-anglisht me gjithsej pesë nominime.

Nëntë nominimet e Barbie përfshijnë Margot Robbie si aktorja më e mirë në një muzikal ose komedi, Ryan Gosling për aktorin më të mirë dytësor dhe Greta Gerëig si regjisorja më e mirë.

Tre nga nëntë nominimet e Barbie janë për këngën më të mirë origjinale: Dance The Night nga Dua Lipa, I’m Just Ken nga Ryan Gosling dhe What I Made For? nga Billie Eilish.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026