Von der Leyen mbështet sanksionet ndaj Izraelit për sulmet në Bregun Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbështetur masat kundër kolonëve “ekstremistë” izraelitë, të cilët janë përgjegjës për sulmet ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.
“Unë jam në favor të sanksionimit të atyre që janë përfshirë në sulmet në Bregun Perëndimor. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi. Kjo dhunë nuk ka të bëjë fare me luftën kundër Hamasit dhe duhet të ndalet”, u tha ajo ligjvënësve të BE-së.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, të hënën tha se blloku ishte “i alarmuar nga dhuna në Bregun Perëndimor nga kolonët ekstremistë”, ai gjithashtu dënoi vendimin e qeverisë izraelite për të miratuar 1 mijë e 700 njësi të tjera banimi në Jerusalem, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Borrell tha se do të propozonte sanksione ndaj kolonëve që janë të dhunshëm kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.
Javën e kaluar, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se do të vendoste kufizime vizash për kolonët e përfshirë në minimin e paqes, sigurisë ose stabilitetit në Bregun Perëndimor.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta