Suksesi i platformës “Zoom”, shërbimi i video-konferencave parashikon rritje të mëtejme të shitjeve

2 Mars 2021 | 18:53

Drejtori i platformës Zoom, Erik Huan, ka deklaruar se kompania e tij ka shënuar rritje rekorde të përdorimit gjatë dy vjetëve të fundit. Kjo ka ndodhur për shkak të pandemisë së COVID-19, ku pothuajse tërë shtetet e botës qëndruan në izolim.

Aksionet e kompanisë u rritën me 10% vetëm në tremujorin e parë të këtij viti. Pandemia ka bërë që shumë biznese në botë ta bartin punën nga zyra në shtëpi dhe ”Zoom” është bërë një nga platformat e domosdoshme praktikisht brenda natës, me bizneset që e përdorin platformën për video-konferenca.

Gjatë këtij viti, kompania pësoi një rritje të shitjeve prej 326%, duke sjellë fitime prej 671 milionë dollarësh në vitin 2020, krahasuar me 21.7 milionë dollarë të arkëtuara në 2019-n.

Teksa disa shtete po fillojnë lehtësimin e masave, shumë kompani po rikthejnë punonjësit në zyra, megjithatë ekspertët presin që fleksibiliteti i të punuarit nga shtëpia mund të zgjasë edhe pas Pandemisë. Versioni falas i ”Zoom” lejon të marrin pjesë 100 pjesëmarrës njëkohësisht. Platforma ofron regjistrimin e bisedës, ndryshimin e këndeve të kamerës dhe dërgimin e mesazheve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026