Greqia bllokon Shqipërinë? Gazetari nga Brukseli zbulon “bisedimet e nxehta” në BE

13 Dhjetor 2023 | 22:29

Gazetari Albi Xhunga ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Bashkimit Europian, për të cilat thotë se ka një frymë të përgjithshme për anëtarësimin e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në Union.

Komentet Xhunga i bëri përmes një lidhjeje me emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se thuajse të gjithë liderët kryesorë të BE-së kanë shprehur gatishmërinë për zgjerimin e Unionit.

Ai tha se për këtë dakordësi mes liderëve të BE-së mund të ketë ndikuar edhe situate e re gjeopolitike me luftën në Ukrainë. Pra BE nuk do që vendet e Ballkanit Perëndimor të bien nën influencën ruse.

“Po ta nisim nga samiti, unë do të thoja që po vjen era anëtarësim për vendet e Ballkanit Perëndimor. Artikulimet e liderëve europianë na japin përshtypjen se ka një frymë për të anëtarësuar sa më shpëjt Ballkanin Perëndomor në BE.

Po të kemi parasysh një deklaratë të Macron i cili thotë se ka ardhur koha që BE t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar. E njëjta gjë edhe nga Scholz. Edhe nga presidenti i Këshillit, zoti Michel, ka dhënë një afat që është viti 2030. Kjo e Greqisë nuk është bllokadë. Veto greke do të bllokonte vetëm procesin e hapjes së kapitujve.

Por ne nuk duhet të harrojmë që pas premtimit të madh të Samitit të Selanikut, që ndodhi disa muaj pas zgjerimit të parë të BE drejt lindjes, edhe në atë kohë ishte një zgjerim për shkaqe gjeopolitike. Perëndimi bëri këtë lëvizje që këto shtete të mos binin në influencën ruse, pas zgjimit të Rusisë me ardhjen e Putinit”, tha Xhunga.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026