Mjeku: Izolimi nuk pati sukses, maskat, masa numër 1 për parandalimin e COVID
Shqipëria është duke kaluar periudhën më infektive të pandemisë ndërkohë që masat parandaluese nuk kanë ndryshuar që prej fillimit të vitit 2021.
Qytetarëve i është ndaluar lëvizja nga ora 20:00 deri në orën 06:00, aktiviteti i bizneseve gjatë këtij orari është ndaluar gjithashtu dhe maskat janë të detyrueshme në të gjitha ambjentet publike.
Disa vende të Europës së Italia, Gjermania, Irlanda dhe Holanda kanë shtrënguar masat me qëllim uljen e numrit të të infektuar dhe një gjë e tillë është diskutuar edhe nga autoritetet shqiptare.
Doktor Agron Ismaili, i cili punon në Florida të SHBA, tha gjatë një interviste në emisionin “Me Pak Fjalë” se “izolimi nuk ka aq sukses sa ne do të donim”.
“Izolimi nuk ka sukses sepse është i vështirë për tu zbatuar”, deklaroi Ismaili dhe theksoi se “masat më e mirë për të arritur sukses do të ishte vaksinimi, ruajtja e distancës, mbajtja e maskës dhe higjena personale”.
Doktori nënvizoi se “maskat janë masa numër 1 për parandalimin e COVID-it” dhe se kjo gjë është vërejtur në disa punime shkencore të qendrës së SHBA për kontrollin e sëmundjeve.
“Madje maskat parandalojnë edhe sëmundje të tjera si gripi, këtë vit SHBA patën numrin më të ulët të të prekurve nga gripi”, tha ndër të tjera Ismaili.
Gjatë dy muajve të parë të vitit 2021 në Shqipëri janë regjistruar thuajse gjysma e të gjithë infektimeve që prej fillimit të pandemisë.
Rastet aktive të të sëmurëve janë rritur me rreth 50% gjatë muajit janar – shkurt, ndërsa raporti mes rasteve pozitive dhe testeve të kryera është një ndër më të lartit në botë.
Ndiqni emisionin e plotë:
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.