“Luftë deri në fund”, Izraeli shpërfill presionin ndërkombëtar: Hamas do asgjësohet
Izraeli është i vendosur të vazhdojë luftën në Gaza ndaj lëvizjes islamike të Hamasit, pavarësisht rritjes së presionit ndërkombëtar, përfshirë nga OKB, për një armëpushim.
Rritja e vdekjeve në radhët e civilëve dhe përkeqësimi i situatës humanitare po bëjnë që mbështetja ndërkombëtare të zbehet.
Por kryeministrin Benjamin Netanyahu, pas një takimi me krerët e forcave të armatosura, deklaroi se asgjë nuk do t’i ndalë.
“Kjo luftë do të jetë e vështirë, por unë po e shoh, ashtu si edhe ju, nisjen e thyerjes së Hamasit. Ata kanë filluar të kuptojnë se ne jemi të vendosur të vazhdojmë deri në fund për të shkatërruar këtë entitet”, tha Nenjahu.
Hamas ka publikuar pamjet e operacioneve të tij në Gaza. Ishte sulmi i tyre ndërkufitar më 7 tetor që shkaktoi përgjigjen e pandalshme të Izraelit.
Në mediat amerikane ka raportime se Izraeli së fundmi ka nisur të mbushë me ujë labirintin e tuneleve nëntokësore në Gaza, një proces që ka gjasa të zgjasë me javë. Por ekziston dhe frika se disa pengje mund të mbahen nën tokë.
Dhe sikur të gjitha këto të mos mjaftonin, ajo çka e ka përkeqësuar situatën e konsideruar si “ferri në Tokë” janë shiu i rrëmbyeshëm dhe përmbytjet.
Tani, kur ka hyrë në muajin e tretë, konflikti më i përgjakshëm në Gaza po detyron të mbijetuarit të përballen me bombardimet, mungesën e ushqimeve dhe sëmundjet.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta