Arrestimi i ish-Presidentit Bartomeu, menaxheri i Barcelonës thotë se duhet të presin përfundimin e hetimeve
Tekniku i Barcelonës, Roland Koeman është ndjerë “i shkatërruar”, pasi mësoi nga mediat arrestimin e ish-presidentit Josep Maria Bartomeu dhe ish-drejtorit të përgjithshëm i klubit Oscar Grau lidhur me çështjen e “BarçaGate”.
“Kur dëgjova lajmin u shkatërrova sepse i njoh mirë Bartomeu dhe Grau, kjo gjë nuk është mirë për imazhin e klubit. Ndihem keq për ta, pasi kam kaluar momente të mira me në një kohë të shkurtër dhe Bartomeu ka qenë gjithmonë një person i jashtëzakonshëm për mua”- u shpreh tekniku holandez.
Menaxheri i Barcelonës theksoi se duhet të presin hetimin e autoriteteve lidhur me angazhimin e bordit drejtuese nga Bartomeu për të thirrur disa kompani, të cilat do të nxisnin në rrjetet sociale fushata denigruese ndaj kundërshtarëve të ish-presidentit në bord si dhe ndaj vetë lojtarëve të skuadrës.
Holandezi tha se klubi duhet të përqendrohet në punën e tij, për të përmbushur objektivat e këtij sezoni.
Policia e Katalonjës arrestoi paraditen e së hënës ish-presidentin e klubit të Barcelonës dhe tre ish-vartës të tij, pas një hetimi nga autoritete për çështjet financiare.
Mes personave të vendosur në qendër të sulmeve në rrjetet sociale nga kompanitë e angazhuar janë emra të konsideruar si “armiq të Bartomeut” si Pep Guardiola, Xavi, Carles Puyol dhe vetë futbollistë aktual si Lionel Messi apo Gerard Pique.
Gazeta El Diario raportoi se një audit i kryer nga bordi i klubit ka nxjerrë në pah pagesa të majme deri në 980 mijë euro për kompanitë.
Lexoni gjithashtu:
Policia arreston ish-Presidentin e Barcelonës dhe tre zyrtarë të tjerë të klubit
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset