Biden-Erdogan bisedojnë për anëtarësimin e Suedisë në NATO

15 Dhjetor 2023 | 07:25

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti turk Tajip Erdogan zhvilluan një bisedë telefonike lidhur me aspiratat e Suedisë për anëtarësim në NATO, tha të enjten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Zoti Kirby tha në një konference shtypi se nuk do të habitej nëse çështja e blerjes nga Turqia të avionëve luftarakë të modelit F-16 të ishte diskutuar gjatë telefonatës së dy udhëheqësve.

“Ata folën për anëtarësimin e Suedisë në NATO”, tha ai. “Sigurisht që nuk do të habitesha fare nëse është ngritur çështja se ne vazhdojmë të mbështesim një program për modernizimin e avionëve të tyre të modelit F-16”.

Suedia ka kërkuar të anëtarësohet në NATO, por është lënë në pritje për shkak të kundërshtimeve nga Turqia dhe Hungaria.

Në tetor të vitit 2021 Turqia kërkoi të blinte 40 avionë luftarakë të modelit F-16 të prodhuara nga kompania amerikane Lockheed Martin dhe 79 komplete modernizimi për avionët e saj ekzistues.

Administrata e Presidentit Biden e mbështet shitjen prej 20 miliardë dollarësh, por është ndeshur me kundërshtime në Kongres lidhur me pengesat e Turqisë për zgjerimin e NATO-s me Suedinë dhe shkeljet e saj ndaj të drejtave të njeriut.

Shtëpia e Bardhë tha vonë të enjten se udhëheqësit folën mbi rëndësinë e anëtarësimit të Suedisë në NATO sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për të rritur më tej ndërveprimin e Turqisë me NATO-n.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden kishte vlerësuar hapat e fundit konstruktivë për të përmirësuar marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë. Presidenti Biden, tha Shtëpia e Bardhë, përsëriti mbështetjen e tij për të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur ndërsa theksoi nevojën për një horizont politik për popullin palestinez.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026