Ukraina pretendon se ka rrëzuar 41 dronë rusë në Odesa
Ushtria ukrainase pretendon se ka rrëzuar 41 mjete ajrore pa pilot (UAV) ruse të tipit “Shahed”, shumica prej tyre në rajonin e Odesës.
Në deklaratën e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës thuhet se si rezultat i sulmeve të Rusisë në rajonin e Odesës, 11 persona, përfshirë 3 fëmijë u plagosën. Një zjarr shpërtheu në një automjet dhe në një ndërtesë si dhe janë dëmtuar ndërtesat përreth.
Në deklaratën e Komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës thuhet se ushtria ruse nisi sulme në territorin ukrainas gjatë natës me dronët “Shahed” dhe raketa kundërajrore S-300.
“Rusia ka lëshuar 6 raketa në drejtim të rajoneve Mikolaiv dhe Kherson ndërsa 41 dronë rusë janë zbuluar në hapësirën ajrore të Ukrainës dhe se drejtimi kryesor i sulmeve ishte rajoni i Odesës”, thuhet në deklaratë.
Më tej theksohet se si rezultat i operacioneve luftarake u rrëzuan 41 dronë, shumica e të cilëve në rajonin e Odesës.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta