Pezullimi i paktit për emigrantët/Balboni: Italia, respekt për vendimet e Shqipërisë
Zyrtari i “Fratelli d’Italia” Alberto Balboni është shprehur se Italia ka respektin maksimal të vendimeve sovrane të institucioneve të Shqipërisë.
Komentet Balboni i bëri në “Euronews Albania”, ku komentoi pezullimin nga Gjykata Kushtetuese shqiptare të marrëveshjes mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni për emigrantët.
Ai tha se as Shqipëria dhe as Italia nuk i kanë dhënë një copë territori njëra-tjetrës përjetësisht, por vetëm për zgjidhjen e një situate të caktuar.
“Është një festë politike ku diskutohen të gjitha temat kryesore të aktualitetit. Natyrisht nëse do të ketë kohë nesër, edhe kjo temë do të diskutohet. Kryeministrja Meloni edhe sot ndërhyri në këtë çështje në selinë e Këshillit Europian, për të treguar që Italia ka respektin maksimal të vendimeve sovrane të Shqipërisë.
Për ne ishte një mesazh që ishte parashikuar, pasi Rama kur bëri marrëveshjen me Melonin kishte paralajmëruar që do të kishte kundërshti brenda Parlamentit dhe është normale në një vend që ka demokraci.
Në Itali dhe Shqipëri procedurat janë pak të ndryshme, por çdo vend ka Kushtetutën e tij. Jemi të bindur se argumenti kryesor ku bazohet kjo marrëveshje, apeli i opozitës, është pa baza juridike. Italia dhe as Shqipëria nuk kanë dhënë një copë të territorit të tyre në mënyrë të parevokueshme. Bëhet fjalë për zgjidhjen e një situate të vështirë”, tha Balboni.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta