Kina dhe SHBA firmosin marrëveshjen që i jep fund luftës tregtare

15 Janar 2020 | 23:21

Të mërkurën, presidenti Donald Trump ka firmosur një marrëveshje tregtare me Kinën që pritet të rrisë eksportet e fermerëve dhe prodhuesve amerikanë dhe ka për qëllim të ulë tensionet mes dy fuqive ekonomike.

Gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë, Trump e ka cilësuar marrëveshjen si “ndreqja e gabimeve të së shkuarës”, duke e promovuar si një mënyrë për të sjellë drejtësinë ekonomike tek punëtorët amerikanë teksa tha: “Kjo firmë do të shënojë një oqean të tërë ndryshimesh për tregtinë ndërkombëtare”.  

Lideri kinez, Xi Jinping, në një letër drejtuar Trump,  tha se përmbyllja e fazës së parë të marrëveshjes tregtare ishte “një gjë e mirë për Kinën, SHBA-në dhe mbarë botën”.

Por “faza e parë” e marrëveshjes tregtare do të ishte e pakët për ta detyruar Kinën të ndërmarrë ndryshimet e mëdha ekonomike, siç është ulja e subvencioneve të padrejta për kompanitë e veta, që administrata e Trump ia kërkoi kur filloi luftën tregtare, duke i vendosur tarifa importeve kineze në korrik të 2018-s.

Ceremonia në Shtëpinë e Bardhë i dha presidentit Trump një mundësi për të cituar progresin e përparësive ekonomike, në të njëjtën ditë kur Dhoma e Përfaqësuesve dërgoi akuzat e shkarkimit për gjyqin e tij në Senat.

“Përpjekjet tona i kanë dhënë jetë një marrëveshje transformuese, e cila do të sjellë përfitime për të dyja vendet”, tha Trump.

Ai shtoi se “mbajtja e këtyre dy kombeve të mëdha dhe të fuqishme bashkë, e në harmoni, është shumë e rëndësishme për botën” dhe tha se “e gjithë bota është duke na parë sot”.

Marrëveshje synon të lehtësojë disa nga sanksionet ekonomike që SHBA-ja i ka vënë Kinës, teksa Pekini do të rrisë blerjet e produkteve të fermerëve amerikane. Trump citoi si shembuj, mishin e lopës, derrit dhe të pulës si dhe frutat e detit, orizin dhe prodhimet e bulmetit.   

Marrëveshja do të ulë gjithashtu tensionet e një konflikti tregtar që ka ngadalësuar rritjen ekonomike globale, që ka lënduar prodhuesit amerikanë dhe është kthyer në një barrë për ekonominë kineze.

Në fjalën e tij përballë zyrtarëve të administratës së tij, ligjvënësve dhe disa liderë biznesesh, përpara se të firmoste Trump tha përpara se “marrëveshja e pabesueshme” ishte e dobishme për të dyja vendet dhe do të “çonte drejt një paqe më të qëndrueshme në mbarë botën”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026

Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar

Kryeministri Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se “po përpiqet të shkaktojë përçarje” në Mbretërinë e Bashkuar, pas vrasjes së Henry...
16:02 | 04/06/2026