Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare lideri i Kuvajtit, Nawaf al-Ahmed

16 Dhjetor 2023 | 13:02

Lideri i Kuvajtit, sheiku Nawaf al-Ahmad al-Jaber al-Sabah, ka vdekur në moshën 86-vjeçare, ka bërë të ditur televizioni shtetëror i Kuvajtit.

Sheiku e ka udhëhequr Kuvajtin e pasur me naftë, vetëm tre vjet, pasi e ka marrë pushtetin prej gjysmëvëllait të tij, sheikut Sabah al-Ahmed al-Sabah.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë për vdekjen e sheikut Nawaf al-Ahmad al-Sabah”, është thënë përmes një deklarate të publikuar në kanalin televiziv.

Sheiku Nawaf është emëruar princ kurore më 2006 dhe e ka marrë detyrën e emirit më 2020.

Ai ka shërbyer paraprakisht si ministër i Mbrojtjes dhe ministër i Brendshëm. Emiri i ri i Kuvajtit është shpallur princi i kurorës, sheiku Meshal al-Ahmad al-Jaber Al-Sabah.

Kuvajti, i cili ka popullsi prej 4.8 milionë banorëve, përfshirë 3.4 milionë punëtorët e huaj , është shteti i gjashtë më i madh në botë për rezerva të naftës, dhe është aleat i madh i Shteteve të Bashkuara.

Parlamenti i këtij shteti ka më së shumti kompetenca në gjithë vendet e Gjirit, dhe opozita kritikon hapur liderët.

Megjithatë, familja në krye të fronit ka kontroll të plotë mbi pozitat ekzekutive dhe emirët kanë fjalën e fundit në çështjet politike. Emiri i shtetit ka pushtet edhe që të shpërbëjë strukturën parlamentare dhe të shpallë zgjedhje të reja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026