Parlamenti francez miraton ligjin që ashpërson politikat për emigrimin
Parlamenti francez e ka miratuar një legjislacion që ashpërson politikën e Francës për imigrim, pas disa muajve bllokadë.
Projektligji i amandamentuar është përkrahur nga partia e qendrës, e presidentit francez, Emmanuel Macron, Rilindja, dhe partia e krahut të djathtë e Marine Le Penit, Marshi Kombëtar.
Të majtët e kanë akuzuar Macronin se po bën koncesione me të djathtën ekstreme. Megjithatë, shumica ka qenë aq e madhe në dhomën e ulët të parlamentit, sa partia në pushtet nuk ka pasur nevojë për mbështetjen e Le Penit.
Macroni i ka thënë partisë së tij, para votimit në Parlament, se nuk dëshiron që Marshi Kombëtar të ketë fjalën e fundit mbi këtë fitore.
Ai ka thënë se më përpara e dërgon dokumentin për një lexim të ri, sesa të miratohet mbi bazën e mbështetjes së partisë së Le Penit, kanë thënë disa burime të agjencisë së lajmeve AFP. Me masat e reja, migrantëve u vështirësohet marrja e familjarëve në Fraancë, dhe u zgjatet periudha për të fituar qasje në përfitimet e shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta