Orban i ashpër me Perëndimin: “Një sëmundje” po i shkatërron demokracitë
Kryeministri hungarez Viktor Orban, ka thënë se “një lloj sëmundjeje” është duke shkatërruar demokracitë perëndimore.
Lideri nacionalist, i cili ka mospajtime të shpeshta me Brukselin, për shkak të çështjeve të lidhura me sundim të ligjit, ka thënë se po sheh “gjëra të çuditshme në botën demokratike”.
Gjatë adresimit të tij vjetor, ai ka thënë se “demokracitë po shkatërrohen nga një sëmundje”, por nuk ka përmendur ndonjë emër në mënyrë specifike.
“Na duhet të jemi të vëmendshëm, sepse është një demokraci e madhe që, nëse e kam kuptuar drejt, dëshiron të bllokojë një prej kandidatëve më të pëlqyer për president, duke e ngarkuar me çështje ligjore, për t’ia parandaluar garën”, ka thënë ai.
Të martën, Gjykata Supreme në Kolorado ka marrë vendim që ish-presidenti amerikan, Donald Trump nuk është i përshtatshëm për të garuar për president në këtë shtet, për shkak të përfshirjes në sulmet kundër Kongresit amerikan në janar të vitit 2021.
Orbani e ka kritikuar “një tjetër shtet, po ashtu të rëndësishëm, ku një partia me përfaqësim të madh parlamentar është nën vëzhgim nga siguria kombëtare”.
Kjo besohet se ka qenë referencë për Gjermaninë, ku shërbimet e inteligjencës kanë nisur të vëzhgojnë partinë e të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë, më 2021, për tendencat ekstremiste.
“Dhe e shoh një shtet të tretë ku kontrolli mbi televizionin është bërë nga forca policore”, ka thënë Orban.
Së fundi, në Poloni është ndryshuar qeveria, dhe partia e krahut të djathtë, Ligji dhe Drejtësia – e afërt me partinë e Orbanit, Fidesz – është zëvendësuar nga krahut pro evropian i udhëhequr prej Donald Tuskut.
Këtë javë, qeveria e re polake ka nisur reforma në median shtetërore, me qëllim të kthimit të paanshmërisë, dhe kështu e ka shkarkuar ekipin menaxhues.
Prej kur është ngjitur në pushtet, më 2010, Orbani është kritikuar rregullisht nga Brukseli, dhe organizatat ndërkombëtare, për çështje të sundimit të ligjit, migrimit dhe të ngjashme.
Më 2022, Parlamenti Evropian ka thënë se ky shtet në Evropën Qendrore nuk është më “demokraci” mirëpo “regjim hibrid i autokracisë zgjedhore”, dhe kjo përbën shkelje serioze të normave demokratike të BE-së.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta