Fituesit e ”Berlinales” 2021, triumfojnë regjisorët Radu Jude, Denes Nagy dhe aktorja Maren Eggert
Filmi satirik “Bad Luck Banging or Loony Porn” nga regjisori rumun Radu Jude është vlerësuar me çmimin e madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.
Sipas jurisë, ky produksion ka cilësinë e rrallë dhe thelbësore të një pjese arti që do t’i rezistojë viteve.
Një tjetër regjisor europian, Denes Nagy nga Hungaria u vlerësua me çmimin e regjisorit më të mirë për filmin debutues “Natural Light”, që sjell historinë e një njësie partizanësh hungarezë në Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Ariu i Argjendtë” për performancën më të mirë të një protagonisti i shkoi aktores gjermane Maren Eggert, e cila luan rolin e një shkencëtareje që eksploron jetën me një robot humanoid në filmin “I’m Your Man”.
“Berlinalja” e këtij viti u mbajt online për shkak të pandemisë dhe “Ariu i Artë do t’i jepet fizikisht fituesve gjatë verës, me rikthimin e festivalit në formatin normal, që do të shoqërohet me një event publik dhe ceremoni fizike të ndarjes së çmimeve, të parashikuara në datat 9-20 qershor.
Lexoni gjithashtu:
Rusët përkujtojnë Stalinin, ceremoni në Sheshin e Kuq të Moskës, kujtohet epoka sovjetike
Fustani revolucionar i përbërë nga algat fiton çmimin e Louis Vuitton
Skocia e vendosur të organizojë ndeshjet e ”Euro 2020” pavarësisht pandemisë
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset