VIDEO| 5 të vdekur në avionin e shpëtimit pas përplasjes në aeroportin e Tokios
Një avion pasagjerësh u përplas me një avioni të Rojës Bregdetare japoneze në një nga dy aeroportet e Tokios të martën.
Avioni i pasagjerëve ka shpërthyer gjatë përplasjes, pas së cilës ka shpërthyer në flakë dhe me reagimin e shpejtë të ekuipazhit janë evakuuar të gjithë 379 pasagjerët. Në aeroplanin e rojës bregdetare ndodheshin gjashtë anëtarë të ekuipazhit, pesë prej të cilëve vdiqën.
Video captures passengers escaping a burning Japan Airlines plane on the runway of Tokyo’s Haneda Airport after it landed and burst into flames.
It’s reported to have collided with a Japan Coast Guard plane on the tarmac ⤵️ pic.twitter.com/6iVBjyRckB
— Al Jazeera English (@AJEnglish) January 2, 2024
Gjithashtu u njoftua se fluturimi JAL 516 i Japan Airlines u ngrit nga ishulli Hokkaido dhe se në bord kishte 379 pasagjerë. Kompania thotë se të gjithë pasagjerët janë evakuuar me sukses dhe se nuk ka të lënduar
Siç shkruan BBC, në aeroplanin e shpëtimit ndodheshin gjashtë anëtarë të ekuipazhit, pesë prej të cilëve janë të zhdukur. Avioni i Rojës Bregdetare ishte nisur për në aeroportin e Niigata-s për të ofruar ndihma për viktimat e tërmetit, shkruan Reuters.
Zyra e kryeministrit japonez Fumi Kishida deklaroi në Tëitter se është e nevojshme që sa më shpejt të jetë e mundur “të sigurohet që zyrtarët të përcaktojnë shpejt gjendjen e dëmit”, si dhe t’i jepet publikut informacionin e duhur.
Ministria e Tokës, Infrastrukturës, Transportit dhe Turizmit njoftoi se është duke e hetuar rastin dhe tha se aeroporti në Tokio aktualisht është i mbyllur për trafikun ajror.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta