Diversitet në çmimet Bafta, shumëllojshmëri racash dhe pakica etnike në garë për çmim

10 Mars 2021 | 07:13

Vitin e kaluar 39 filma u nominuan për çmimin e Akademisë Britanike të Filmit dhe Televizionit, Bafta.

Këtë vit janë 50 dhe shumica e konkurrentëve të të gjitha kategorive nuk i përkasin racës së bardhë.

Gjithashtu, 16 aktorë janë nga minoritetet etnike.

 “Pas nominimeve të vitit të kaluar, ku kishte një mungesë të theksuar diversiteti, ne njoftuam se do të bënim një rishikim. Ky proces na mori 7 muaj. U konsultuam gjerë e gjatë. Disa qindra persona dhanë opinionet e tyre. Si rezultat bëmë 120 ndryshime në aspektin organizativ”, u shpreh Amanda Berry, drejtoreshë ekzekutive e Bafta.

Filmi “Nomadland” ka 7 nominime, përfshirë regjisoren femër Chloe Zhao, që kandidon për regjisoren më të mirë.

7 nominime ka edhe filmi “Rocks”.

Ceremonia për çmimet Bafta do të mbahet më 11 prill.

Lexoni gjithashtu:

Çmimet “Bafta”, triumfojnë ‘The End of the F***ing World’ dhe ‘Chernobyl’

Çmimet Bafta 2020: Yjet kritikojnë mungesën e diversitetit tek të nominuarit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026