Kërcënime me bomb në SHBA, evakuohen disa ndërtesa në Kapitol
Disa ndërtesa të kapitolit në kryeqytetet e shteteve amerikane morën kërcënime sot, gjë që i detyruan ato të evakuoheshin ose mbylleshin ndërkohë që po zhvillohej një hetim policor, por nuk u gjetën prova për sende potencialisht të rrezikshme.
Connecticut, Georgia, Kentucky, Michigan, Mississippi dhe Montana ishin ndër shtetet, ndërtesat e kapitolit të të cilëve morën kërcënime, raporton AP.
Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, tha në një njoftim në Platformën X se Kapitoli u evakuua ndërsa policia e shtetit hetonte një kërcënim të marrë nga Zyra e Sekretarit të Shtetit.
Beshear shtoi se të gjithë janë të sigurt dhe se zyrtarët janë të vetëdijshëm për kërcënime të ngjashme që u bëhen zyrave të tjera në të gjithë vendin.
Kërcënimi u mor ndërsa ligjvënësit e Kentakit u takuan në aneksin e Kapitolit për trajnime etike.
Zyrtarët e sigurisë mbyllën Kapitolin e Misisipit pas një kërcënimi me bombë në ditën e dytë të seancës legjislative.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta