“Rikthehet” Elvis Presley përmes teknologjisë së hologram

4 Janar 2024 | 15:11

Elvis Presley do  të kthehet në skenë, por si një hologram. Elvis Evolution, një “përvojë gjithëpërfshirëse koncertesh” që përdor Inteligjencën Artificiale dhe projeksionin holografik, do të shfaqet premierë në Londër në nëntor të vitti 2024.

Shfaqje të tjera janë planifikuar në Las Vegas, Tokio dhe Berlin. Holograma u krijua në bazë të mijëra fotove personale të muzikantit dhe pamjeve video në shtëpi, të cilat janë pjesë e një marrëveshjeje pronarëve të pasurisë së Elvis Presley dhe Layered Reality, një kompani britanike argëtuese.

Layered Reality do të krijojë një Elvis dixhital me përmasa reale, i cili do të performojë këngët e tij ikonike. Kompania e përshkruan performancën si “një shfaqje e re që sjell yllin më të madh në botë të skenës dhe ekranit, Elvis Presley, me një koncert mahnitës.

Pra nëpërmjet AI dhe teknologjisë novatore do të jeni në gjendje të shijoni performancat ikonike të Elvisit sikur të ishit vërtet atje dhe të festonit momente të rëndësishme në jetën dhe karrierën e jashtëzakonshme të Elvis Presleyt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026