“Hakmarrje”- Shpërthimet vdekjeprurëse në Iran, arrestohen disa të dyshuar

5 Janar 2024 | 16:44

Iranianët vajtuan të premten mbi arkivolet e viktimave të dy shpërthimeve vdekjeprurëse në Iran, ndërsa Ministria e Brendshme tha se janë arrestuar disa të dyshuar për kryerjen e këtyre sulmeve, përgjegjësinë për të cilat e mori Shteti Islamik.

Turma në varrimin e viktimave brohoriti: “Hakmarrje, hakmarrje” në qytetin Kerman, vendin e ngjarjes së shpërthimeve të së mërkurës, të cilat ishin më vdekjeprurëset prej Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Së paku 89 njerëz u vranë nga këto shpërthime gjatë shënimit të përvjetorit të ish-komandantit iranian, gjeneralit Qassem Soleimani, i cili ishte vrarë para katër vjetëve nga një sulm ajror amerikan.

Shpërthimet e së mërkurës kanë nxitur frikën se mund të zgjerohet konflikti në rajon, pasi Izraeli po e vazhdon luftën kundër grupit të cilësuar organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, Hamas, në Rripin e Gazës, dhe grupi rebel Huthi nga Jemeni, i cili është i lidhur me Iranin, po i vazhdon sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

Ministri i Brendshëm i Iranit, Ahmad Vahidi, tha për televizionin shtetëror se disa të dyshuar janë arrestuar, shkruan REL.

“Agjencitë e afta të inteligjencës së vendit tonë kanë gjetur pista shumë të mira në lidhje me elementet e përfshira në shpërthimet terroriste në Kerman, dhe një pjesë e atyre që patën gisht në këtë incident janë arrestuar”, tha ai, pa shpjeguar.

Zëvendësministri i Brendshëm, Majid Mirahmadi, tha se ata janë arrestuar në pesë qytete në pesë provinca, duke shtuar se hollësitë rreth arrestimit të tyre do të bëhen të ditura më vonë.

Në një komunikatë në Telegram të enjten, grupi militant Shteti Islamik tha se dy prej anëtarëve të tij “i aktivizuan jelekët e mbushur me eksplozivë” në tubimin ku po shënohej përvjetori i vrasjes së Qasem Soleimanit në qytetin jugor të Iranit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026