Ukraina “ka shkatërruar edhe një qendër komanduese ruse” në Krime

6 Janar 2024 | 12:58

Forcat Ajrore ukrainase thanë më 6 janar se kanë shkatërruar një qendër komanduese ruse në bazën ajrore Saki, në Gadishullin e pushtuar të Krimesë.

Sulmet, sipas Forcave Ajrore, u kryen gjatë natës.

“Të gjitha caqet janë shkatërruar”, tha komandanti i Forcave Ajrore, Mykola Oleshchuk, përmes një postimi në Telegram, duke shtuar se Rusia humbi “edhe një qendër komanduese në Krime”.

Ky pretendim i Ukrainës vjen një ditë pasi Kievi tha se ka kryer një sulm në një qendër komanduese ushtarake ruse dhe në një njësi ushtarake në Krime, duke shkaktuar “dëme serioze” në sistemin mbrojtës të Rusisë.

Nataliya Humenyuk, zëdhënëse e Forcave Jugore Mbrojtëse të Ukrainës, tha më 5 janar se operacione “jashtëzakonisht të fuqishme luftarake” kanë ndodhur më herët gjatë kësaj jave, duke goditur fuqishëm ushtrinë ruse në Krime.

Rusia më 6 janar pretendoi se forcat e saj rrëzuan katër raketa ukrainase gjatë natës në Krime.

Këto raportime nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Që kur Moska nisi pushtimin brutal të Ukrainës shkurtin e vitit 2022, forcat ukrainase shpesh kanë kryer sulme ndaj caqeve ushtarake ruse në Krime, gadishull që u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014.

Baza ajrore Saki u bë kryelajm në shtatorin e vitit 2023, pasi Ukraina tha se ushtria e saj kishte goditur bazën, duke shkaktuar “dëme serioze” të pajisjeve që gjendeshin në bazë. Por, zyrtarët e instaluar nga Moska në Krime mohuan këto pretendime të Kievit.

Gushtin e vitit 2022 baza ishte cak i sulmeve ajrore ukrainase, me Kievin që pretendoi se kishte shkatërruar të paktën nëntë avionë ushtarakë, përfshirë edhe avionët luftarakë të llojeve Su-30SM dhe Su-24M.

Si Ukraina, ashtu edhe Rusia ditëve të fundit kanë përshkallëzuar sulmet, përderisa lufta po i afrohet përvjetorit të dytë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026