Zhduket i riu shqiptar në Britaninë e Madhe, policia apel për ndihmë
Adriatik Buci, një 39-vjeçar shqiptar është zhdukur në Leeds të Britanisë së Madhe.
Policia britanike ka bërë një apelë për ndihmë, për të gjetur shqiptarin e raportuar të zhdukur që nga vera e vitit 2023.
39-vjeçari përshkruhet rreth 163 cm i gjatë, tullac, me mjekërr dhe me sy kaf.
Sipas policisë ai u pa për herë të fundit i veshur me një xhup gri me mëngët të përveshura mbi bërryla, pantallona të shkurtra të bardha dhe me këpucë bardh e zi.
Një zëdhënës i policisë së West Yorkshire tha: “Hetimet kanë qenë në vazhdim në zonat e qendrës së qytetit Gipton dhe Leeds, të cilat ai dihet se i frekuenton, por shtoi se herë pas here 39-vjeçari kthehet në vendlindjen e tij, Shqipëri.
“Kushdo që ka parë ose ka ndonjë informacion rreth tij, i kërkohet të kontaktojë Policinë e Qarkut të Leeds në numrin 101 duke iu referuar referencës së policisë 13230425885 ose në internet”, thueht në njoftimin e policisë.
Ku mendon policia se ai mund të jetë?
Oficerët kanë kryer hetime për vendndodhjen e Adriatik Bucit në Gipton dhe qendrën e qytetit të Leeds.
39-vjeçari u pa për herë të fundit në Leeds gjatë verës së vitit 2023.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta