VIDEO/ Grushta, rënia në shina dhe përplasja nga treni, përleshja në metronë në SHBA

6 Janar 2024 | 18:08

Një përleshje mes dy burrave në një stacion metroje në Filadelfia, SHBA, përfundoi në tragjedi pasi njëri prej tyre përfundoi në shina në momentin e mbërritjes së trenit, duke mbetur i vdekur në vend.

Sipas mediave të huaja, incidenti ndodhi në një stacion metroje pranë Universitetit të Pensilvanisë  pasditen e së enjtes së kaluar dhe u kap në video nga një dëshmitar okular.

Pamjet tronditëse tregojnë dy burrat që luftojnë vetëm disa hapa larg skajit të platformës, ndërsa treni dëgjohet duke iu afruar stacionit.

Burri i gjatë shihet fillimisht duke mbajtur njeriun më të shkurtër të palëvizshëm pranë një shtylle. Mirëpo ky i fundit arrin t’i shpëtojë dhe i gjuan dy grushta, duke bërë që shtatlarti të pengohet dhe të bjerë në shina. Pak çaste më vonë treni futet në stacion ndërsa zërat e tmerruar të pasagjerëve mund të dëgjohen, duke nënkuptuar atë që ndodhi.

Sipas Neë York Post, policia gjeti dhe arrestoi 40-vjeçarin Chaz Latoun Ëareing, njeriun që e shtyu viktimën në shina, në stacionin tjetër në linjën e metrosë, dhe ai është akuzuar për vrasje nga pakujdesia.

Autoritetet lokale në deklaratën e tyre theksojnë se aktakuza mund të ndryshojë nëse dalin në dritë informacione të reja për ngjarjen.

Ëareing, i cili besohet se është i pastrehë, është përplasur më parë me policinë dhe ka një urdhër të pazbatuar për arrestimin e tij për një tjetër sulm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026