Moti i keq “mbërthen” Europën, shtohen përmbytjet në Angli dhe Gjermani
Dëbora dhe reshjet e dendura të shiut vazhdojnë të shkaktojnë probleme në qarkullimin e makinave thuajse në të gjithë Europën veriore.
Prej disa ditësh bora është kthyer në akull në një pjesë të Danimarkës, duke shkaktuar probleme në rrugë.
Policia në Gadishullin Jutland u bëri thirrje njerëzve të shmangin daljet e panevojshme që prej të enjtes në mbrëmje.
Në Angli, banorët e shumë qyteteve buzë lumenjve që u përmbytën nga shirat u përballën me ndërprerje të shërbimeve të trenave gjithashtu të shumtë ishin banorët të cilët u detyruan të evakuohen. Zyrtarët paralajmëruan se përmbytjet mund të rriten në ditët në vijim.
Ndërkohë ne Gjermani, pas ditëve të tëra me shira të dendur, punëtorë francez kanë ofruar ndihmë në zonat që u goditën nga përmbytja. Rritja e nivelit të ujit ka vënë në rrezik shembjen e digave.
Me temperaturat që pritet të bien ndjeshëm në Francë, banorët e rajonit Pas-de-Calais, të cilët janë prekur nga përmbytjet e fundit, kanë frikë se ngrica e mundshme mund të shkaktojë dëme në shtëpitë e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta