Shtatzëna gjendet e vdekur brenda bagazhit, partneri tentoi të zhdukte gjurmët

8 Janar 2024 | 20:45

Trupi i një gruaje shtatzënë, e cila ishte raportuar e zhdukur prej disa ditësh, është gjendur në bagazhin e një makine në një zonë pyjore të Halkidikit, midis Triglia dhe Galatista. Sipas mediave greke për vrasjen e saj është arrestuar partneri i 41-vjeçares dhe një nga miqtë e tij.

historia u zbulua nga miku i partnerit të 41-vjeçares, i cili i pyetur në polici ka rrëfyer se 41-vjeçarja është vrarë nga partneri i saj dhe se ai vetë ka ndihmuar në transportimin e saj për në zonën ku u gjet edhe trupi i të ndjerës.

Miku i partnerit të 41-vjeçares ishte sjellë në polici që në mëngjes pasi në shtëpi i ishin gjetur gjurmët. Ky është një person që ka qenë shqetësues për autoritetet në të kaluarën.
Më herët partneri i shtatzënës tentoi të zhdukte gjurmët duke thënë se gruaja është zhdukur dhe se ka marrë me vete një shumë të madhe parash.

Menjëherë pas zhdukjes së gruas fatkeqe, Policia nisi hetimet. Në kuadër të analizës së pamjeve nga kamerat e zonës, i dashuri i saj dhe miku i tij janë parë duke dalë nga shtëpia duke mbajtur një bagazh. Policia më pas kontrolloi shtëpinë ku gjeti gjurmë gjaku, flokët dhe ADN-në e gruas.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026