Koreja e Jugut miraton ligjin që ndalon tregtinë e mishit të qenit

9 Janar 2024 | 08:51

Koreja e Jugut  ka kaluar një ligj të ri, i cili synon që deri në vitin 2027 ta ndalojë plotësisht prerjen dhe shitjen e qenve për mishin e tyre. Ky ligj ka për qëllim t’i japë fund traditës shekullore të ngrënies së mishit të qenit.

Sipas ligjit të ri, ndalohet rritja apo therja e qenve për ngrënie, njëlloj siç nuk lejohet as shpërndarja apo shitja e mishit të tyre. Kushdo që shpallet fajtor për një vepër të tillë, mund të përfundojë në burg.

Sondazhet e fundit kanë treguar se më shumë njerëz tani dëshirojnë që ai të ndalohet dhe shumica e jugkoreanëve nuk hanë më mish qeni. Megjithatë, sondazhet gjithashtu tregojnë se një në çdo tre jugkoreanë akoma e kundërshtojnë ndalimin e mishit të qenit, edhe pse nuk e hanë atë.

Të martën, Parlamenti jugkorean e kaloi ligjin me 208 vota për dhe asnjë kundër.

Qeveria e presidentit Yoon Suk Yeol e mbështet ndalimin e mishit të qenit, prandaj kalimi i ligjit ishte formalitet.

“Ky ligj synon të ndihmojë në mbrojtjen e vlerave të të drejtave të kafshëve, të cilat nënkuptojnë respekt për jetën dhe një bashkëjetesë harmonike mes njerëzve dhe kafshëve”, thuhet në legjislacion.

Ky ligj i ka zemëruar dhe nevrikosur shumë bujqit.

“Kjo është një shkelje e qartë nga shteti, sepse ata po na e cenojnë lirinë e zgjedhjes së profesionit. Ne nuk mund të rrimë duarkryq”, tha Son Won Hak, bujk dhe lider i Shoqatës së Bujqve në Korenë e Jugut.

Ai njoftoi se bujqit do të dërgojnë një peticion në Gjykatën Kushtetuese dhe do të protestojnë. Ata do të takohen të mërkurën për të biseduar për hapat e ardhshëm, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026