Zbulohet shkaku i vdekjes së këngëtares Sinead O’Connor
Sinead O’Connor vdiq nga shkaqe natyrale, njoftoi mjekja ligjore për rrethin e Londrës Sadark, raporton BBC.
Muzikantja irlandeze u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Londër në korrik të vitit të kaluar dhe policia nuk i konsideroi të dyshimta rrethanat e vdekjes së saj.
Këngëtarja e cila u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare, nuk jetonte për një kohë të gjatë në kryeqytetin britanik dhe iu rikthye atij vetëm pak muaj para vdekjes, për të punuar në muzikë të re.
Këngëtarja legjendare r rock-ut irlandez u bë e famshme me hitin e viteve 1990 “Nothing Compares 2 U”.
O’Connor lindi në Dublin në vitin 1966 dhe la nënën e saj në moshën 13-vjeçare për të jetuar me të atin në Amerikë.
Ajo realizoi 10 albume në studio gjatë karrierës së saj, i dyti prej të cilëve, “I Do Not Want What I Haven’t Got”, i lëshuar në mars 1990, shiti më shumë se shtatë milionë kopje.
Ajo luftoi me probleme mendore për vite me radhë, dhe në vitin 2018 u konvertua në Islam dhe ndryshoi emrin e saj në Shuhada Sadakat.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta