Rrëzohet teleferiku në Austri, 4 të plagosur rëndë provincën e Tirolit

9 Janar 2024 | 19:41

Një teleferik u rrëzua të martën në një rajon skijimi në Austrinë perëndimore, duke lënë një familje me katër anëtarë me lëndime të rënda dhe një në gjendje kritike.

Një pemë ra në kabllon e Acherkogelbahn në zonën e skive Hochoetz të provincës Tirol rreth orës 10:20 të mëngjesit, duke shkaktuar dëme në sistemin e kabinës të cilat çuan në rrëzimin e saj, njoftoi Agjencia Austriake e Shtypit.

Teleferiku u rrëzua nga një lartësi afërsisht 10 metra në një terren pyjor me dëborë, pothuajse të paarritshëm raportuan mediat lokale, duke detyruar shpëtimtarët të nxjerrin viktimat me një litar të varur nga një helikopter.

Rreth 60 teleferikë të tjerë në qarkullim në rrugën Acherkogelbahn, u ndaluan dhe u tërhoqën përsëri në stacion pas aksidentit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026