KLP shqyrton sot kërkesën e ILD-së për shkarkim nga detyra të prokurorit, Bujar Memia
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të shqyrtojë sot kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës, Bujar Memia.
Kjo kërkesë ILD-së vjen pasi lirimit nga burgu në Hekuran Billës, prokuror i çështjes ka qenë Bujar Memia.
Sipas ILD-së prokurori Memia, pas vendimit të Gjykatës së Krujës për lirimin me kusht të Billës nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha, qëndroi pasiv për të kontrolluar ligjshmërinë e kësaj vendimmarrje, e cila nxiti hakmarrjen ndaj të dënuarit.
“Inspektori i Lartë të Drejtësisë ka urdhëruar fillimin e hetimit disiplinor me iniciativë për magjistratin Bujar Memia, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës”, thuhet në kërkesën e ILD-së.
ILD thekson se gjatë hetimit hetimi disiplinor dhe pas një vlerësimi të hollësishëm të çdo prove veçmas dhe të gjitha provave së bashku, konstatohet se nga Bujar Memia janë ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjnë me:
- Mospërmbushje të pajustifikuar të funksioneve gjatë dhe pas gjykimit.
- Mospërmbushje e pajustifikuar e funksioneve gjatë gjykimit dhe mosveprime e sjellje të magjistratit, që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin.
- Mospërmbushje e pajustifikuar e funksioneve gjatë gjykimit, mosveprime e sjellje të magjistratit, që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor.
- Mosrespektim i rëndë dhe i vazhduar i legjislacionit material dhe procedural penal
Hekuran Billa u ekzekutua në mënyrë mafioze mbrëmjen e 11 qershorit të vitit të kaluar brenda automjetit të tij në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.
Disa ditë pas ngjarjes së rëndë policia arrestoi autorët e dyshuar Sebastian Mali, nipin e Prelë Markut, i vrarë nga Hekuran Billa në Angli në vitin 2006 dhe Viktor Marku, vëllai i viktimës.
Ndërkohë, në pranga ka rënë edhe 25-vjeçarja Adjola Lakra, e cila dyshohet se nxori në pritë Hekuran Billën.
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset