Situata del jashtë kontrollit në Ekuador, bandat shpallen organizata terroriste

10 Janar 2024 | 14:41

Për të dytën herë brenda 2 ditëve, presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa ka shpallur një dekret që i përcakton 20 bandat e trafikut të drogës në vend si grupe terroriste dhe autorizon ushtrinë t’i neutralizojë ato brenda kufijve të ligjit ndërkombëtar. Noboa tha se Ekuadori ka hyrë në një konflikt të armatosur të brendshëm.

Më herët gjatë së martës, persona të maskuar hynë në televizionin publik të Ekuadorit, duke kërcënuar me armë dhe eksploziv.

Shefi i policisë, Cesar Zapata njoftoi pak më vonë se autoritetet i kishin arrestuar të gjithë personat e armatosur dhe se kishte sekuestruar armët dhe eksplozivin që ata kishin me vete.

Një ditë më parë, presidenti Noboa dekretoi gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë, duke mobilizuar ushtrinë për të vendosur kontrollin edhe në burgje, si dhe duke imponuar një shtetrrethim nga ora 23 deri në 5 të mëngjesit. Noboa tha se nuk do të ndalet derisa të sjellë qetësi për gjithë ekuadorianët.

Në kuadër të lëvizjes së presidentit, policia ekuadoriane bastisi një sërë lokacionesh pasi kreu i bandës më të rrezikshme të drogës, Adolfo Masias, i njohur me pseudonimin Fito, u zhduk nga qelia. Prokurorët kanë hapur një hetim dhe kanë akuzuar dy gardianë në lidhje me arratinë, por asnjë autoritet nuk mund të konfirmojë nëse i dënuari është larguar nga qendra e burgimit, apo fshihet brenda saj.

Arratisja e Masias u pasua nga një kryengritje e bandave në disa burgje të vendit latin, të cilat morën peng gardianët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026