Mungesë mjekësh në Gjermani, doktorët ngrenë alarmin: Sistemi drejt kolapsit
Mjekët gjermanë kanë dhënë alarmin prej kohësh, duke paralajmëruar se profesioni po has mungesë personeli. Mijëra doktorë hynë në grevë për të protestuar kundër barrës së burokracive dhe pagave të ulëta.
“Në parim, rreth 4 mijë poste mjekësore u eliminuan përmes procedurës së riunifikimit. Besoj se kjo po bie gjithnjë e më shumë në sy. Është e qartë se numri i mjekëve që duan të punojnë në Gjermani po bie. Për shembull, njoh studentë të Mjekësisë që thonë se kushtet janë më atraktive në Danimarkë dhe që do të shkojnë atje kur të mbarojnë studimet. Njoh gjithashtu një numër të lartë mjekësh profesionistë të cilët shkojnë në Zvicër, pasi atje janë më të vlerësuar”, deklaron Peter Rott, mjek nw Gjermani.
Doktor Rott argumenton se pas zbritjeve tatimore, ai siguron 70 mijë euro në vit. Një pagë e mirë, por jo e mjaftueshme për të mbështetur mjekët asistentë. Mjekët bënë thirrje për një samit të jashtëzakonshëm me ministrin e Shëndetësisë, Karl Lauterbah, që premtoi t’i japë fund buxheteve të imponuara, në mënyrë që mjekët të fitojnë më shumë. Por krahas kësaj nevojitet edhe më pak burokraci dhe digjitalizim.
Dr. Dirk Heinrich, kryetar i Shoqatës së Mjekëve në Gjermani deklaroi: “Se si do të duket e ardhmja e kujdesit shëndetësor ambulator, kjo varet shumë nga masat që do të merren, sidomos nëse propozimet tona implementohen dhe nëse përmirësimet në sektorët e specializuar të mjekësisë bëhen të dukshme. Në këtë rast nuk do të jetë shumë keq. Por nëse kjo nuk ndodh, pasojat do jenë serioze, pasi mungesa e personelit është e qëndrueshme”.
“Mendoj se duhet të hartojmë metoda të reja, si integrimin e mjekëve në pension, përmes telemjekësisë apo teknologjive të tjera”, deklaron një student i Mjekësisë.
LEXO GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta