21 të pandehur për të ashtuquajturën ”Dosja 339” që lidhet me zgjedhjet e vitit 2017 në Durrës
Prokuroria e Durrësit ka dërguar në gjykatë 21 persona, shumica e të cilëe ish-komisionerë, me akuzën e “lejimit me dashje” të votimit më shumë se një herë ose pa u identifikuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.
Çështja fillimisht u hetua nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) në kuadër të procedimit të njohur si “Dosja 339”, por më pas iu delegua prokurorisë së Durrësit.
Në fillim të hetimeve, prokuroria kishte 23 të akuzuar, mirëpo dy prej tyre rezulton se janë ndarë nga jeta gjatë kësaj periudhe kohore prej vitit 2017.
Nga hetimi ka rezultuar se në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit 2017, me qëllim ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve, A.Z ka vulosur fletë votimi dhe votuar në emër të 25 shtetasve të tjerë, të cilët ndodheshin jashtë shtetit.
Shumica e personave që janë dërguar në gjyq rezultojnë ish-komisionerë të tre qendrave të votimit në Shijak.
“Dosja 339” lidhet me hetimin rreth një grupi të trafikut të drogës, të cilit në tetor 2018 iu gjet dhe sekuestrua një laborator heroine në Has.
Grupi u pikas në përgjime të fliste edhe për blerje dhe frikësim votuesish gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, kjo bëri të mundur që autoritetet të nisnin një hetim paralel edhe për ndikim, apo manipulim të zgjedhjeve.
Për këtë çështje në prokurori qe pyetur edhe ish-kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe zyrtarë të tjerë lokal.
Lexoni gjithashtu:
Dosja 339, SPAK firmos 22 urdhër-arreste, Rama: Ja pse duhet depolitizimi i administratës zgjedhore
Banda e Avdylajve kërcënoi me jetë punonjësit e burgut 313-të
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset