Seanca e fundit për Donald Trump, kur pritet të jepet vendimi

12 Janar 2024 | 14:00

Argumentet e fundit të të dyja palëve u dëgjuan në Gjykatën e Nju Jorkut, në ditën e fundit të procesit për mashtrim ndaj Donald Trump. Në reagimin e tij, përveçse akuzoi Biden si arkitektin e këtij gjyqi, Trump mbajti një ligjëratë aq të gjatë saqë gjykatësi i kërkoi avokatit të tij që “të mbante nën kontroll klientin”.

“Ne e kemi provuar se çfarë është ky gjyq dhe kemi kërkuar një vendim direkt disa herë. Ata nuk kanë fakte, nuk kanë as prova kundër nesh. Miliona e miliona faqe, debate disavjeçare dhe gjithçka e motivuar politikisht”, tha Donald Trump, ish-president i Shteteve të Bashkuara.

Trump ka përsëritur akuzat për korrupsion ndaj kryeprokurores së Nju Jorkut, Letisha Xhejms, e cila ka ritheksuar se Trump shkeli ligjin për disa vite me radhë.

“Kjo çështje nuk ka pasur kurrë lidhje me politikën dhe as ka qenë një hakmarrje personale. Ajo ka të bëjë me faktet dhe ligjin, të cilin Donald Trump e ka shkelur”, tha Letitia James.

Akuza ndaj Trump thotë se kompania e tij bëri deklarata të rreme financiare në periudhën 2011-2022, duke rritur vlerën e aseteve të saj dhe prokurorët kërkojnë 370 milionë dollarë kompensim. Vendimi i gjykatës pritet të jepet më 31 janar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026