Ekuador, gjendje e jashtëzakonshme/ Analistët: Mafia Shqiptare nxitëse e konflikteve
Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, shpalli të hënën gjendjen e jashtëzakonshme për kombin e Amerikës së Jugut. Vendim u mor pasi udhëheqësi famëkeq u arratis nga burgu. Kjo rriti frikën për siguri dhe nxiti autoritetet të bëjnë të pamundurën të ndalojnë një luftë të përgjakshme kriminale.
Jose Adolfo Macias Villamar i njohur më parë me pseudonimin “Fito” u arratis të dielën nga burgu në qytetin bregdetar të Guayaquil. Qeveria lajmëroi se më shumë se 3000 oficerë policie janë vendosur për ta kërkuar.
Presidenti njoftoi të hënën se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë për 60 ditë dhe vendosi një shtetrrethim të natës nga ora 23:00 deri në orën 5 të mëngjesit.
Ekuadori, shtëpia e ishujve Galapagos dhe një ekonomi miqësore për turistët, më parë njihej si një “ishull paqeje”, midis dy prej prodhuesve më të mëdhenj të kokainës në botë, Perusë dhe Kolumbisë.
Por portet e thella të Ekuadorit e kanë bërë atë një pikë kyçe tranziti për kokainën, drejt SHBA dhe Evropës. Gjithashtu ekonomia e saj e bën atë një vend strategjik për trafikantët që të pastrojnë para.
Fito u dënua në vitin 2011 me 34 vite burg për krime, përfshirë trafikun e drogës dhe vrasje.
Sipas analistëve të huaj bandat ekuadoriane si Choneros punonin me sindikata të huaja, duke përfshirë kartelet meksikane, bandat urbane braziliane, madje edhe mafian shqiptare, duke nxitur kështu konfliktin e vazhdueshëm në vend.
Forcat e sigurisë kanë luftuar për t’u përballur me bandat brenda burgjeve të mbipopulluara, ku të burgosurit shpesh marrin kontrollin e degëve të burgjeve dhe drejtojnë rrjetet kriminale nga prapa hekurave.
Që pas arratisjes së Fitos, agjencia e burgjeve të Ekuadorit raportoi “incidente” në të paktën gjashtë burgje në provinca të ndryshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq