Debat politik në acar, moti i keq ‘kërcënon’ përplasjen Haley-De Santis në Ajoua
Qytetarët në Ajoua po bëhen gati për më shumë reshje dëbore pas stuhisë së fuqishme të kësaj jave. Situata mund të ketë pasoja tek politika, pasi të hënën më 15 janar do të ketë debat politik, në të cilin ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley do të jetë përballë guvernatorit të Floridës, Ron De Santis, si alternativë ndaj Donald Trump.
“Për debatin, të gjithë duhet të paraqiten në orën 19 të së hënës. Dhe nëse moti është vërtet i keq, atëherë kjo do të ndikojë tek pjesëmarrja. Por është paksa e vështirë të thuash se cila fushatë mund të preket më shumë se një tjetër dhe se kush mund të vendosë të mos paraqitet. Ka një numër opsionesh”, deklaroi Tim Hagle, profesor i shkencave politike, Universiteti i Ajouas.
Ky vit nisi me stuhi të fuqishme dëbore në të gjithë veriun e Shteteve të Bashkuara, nga Paqësori deri në Atlantik dhe sidomos në Veri Lindje. Vonë gjatë së premtes, guvernatori i Nju Jorkut shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak se acari kërcënonte jetët e njerëzve.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet