Konfiskimi i kateve pa leje, juristi zbërthen VKM-në: Mekanizëm legalizimi pa kosto

13 Janar 2024 | 20:54

Në emsionin Review në Euronews Albania, u diskutua këtë të shtunë vendimi i qeverisë për konfiskimin e objekteve pa leje. Një investigim i Birn tregoi se ky vendim nuk i ka ndëshkuar ndërtuesit, por përkundrazi i ka favorizuar ata.

I ftuar në panel juristi Jordan Daci tha se ndërtuesit  do paguajnë për blerjen e këtyre kateve pa leje shumë herë më pak se do të paguanin nëse do të kryenin procesin e legalizimit.

Daci theksoi se vendimi i qeverisë është antikushtetues, por nuk u kundërshtua nga askush dhe ndaj ngeli në fuqi. Ai e quajti atë një mekanizëm të pastër legalizmi por duke hequr kostot.

“Fakti që kjo VKM nuk u çua në Gjykatën Kushtetuese nga ata që prekeshin tregoi që ata e parashikonin se ku do të dilnin. Këto lloj çështjesh nuk mund të rregullohen me vendime të Këshillit të Ministrave, por me ligj. Është vetëm ligji ai që vendos dhe këtë e thotë Kushtetuta nuk e them unë. Kjo VKM nuk u kundërshtua nga askush dhe u pranua. Nëse qëllimi do të kishte qenë ai që u tha, të paktën qëllimi nuk ishte i paligjshëm, por forma e gjetur ishte antikushtetuese.

Ka qenë një mekanizëm për legalizim i legalizoi me kosto zero, pasi me legalizim do të paguanin taksa më shumë se sa me këtë skemë”, tha Daci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026