Rusia liron nga burgu një ish-kryetar të dënuar për të luftuar në Ukrainë
Ish-kryetari i qytetit bregdetar rus Vladivostok, Oleg Gumenyuk, i cili më 2023 u dënua me 12 vjet burgim për marrje të ryshfetit, është liruar nga burgu për të shërbyer në ushtrinë ruse në Ukrainë.
Avokati i tij, Alexander Kitaev, tha të dielën se tani për tani nuk dihet vendndodhja e Gumenyuk, pasi ai nënshkroi kontratë me ushtrinë ruse në fund të vitit të kaluar.
Ai shpjegoi se klienti i tij duhet të kryejë stërvitje ushtarake së pari.
Gumenyuk nuk është ish-zyrtari i parë rus i dënuar që lirohet nga burgu për të luftuar në Ukrainë prej se Moska e nisi pushtimin e paprovokuar të saj në shkurt 2022.
Ish-zëvendësguvernatori i rajonit Kakasia, Sergei Novikov, dhe ish-kryetari i qytetit Bolshoi Kamen, Rustyam Abushayev, të dy të dënuar për korrupsion, u liruan më parë për të shërbyer në luftën në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta