Sondazhi: Shumica e republikanëve duan Trump për zgjedhjet presidenciale
Sipas sondazhit të fundit, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, me 72 për qind të mbështetjes brenda Partisë Republikane, i kalon kundërshtarët e tij partiakë në garën për nominimin për zgjedhjet presidenciale në SHBA, ndërsa mbështetja për presidentin aktual Joseph Biden është në niveli më i ulët për çdo president në 15 vitet e fundit.
Sondazhi, i kryer nga Ipsos për ABC News, tregon se Trump është shumë përpara kundërshtarëve të tij republikanë në masat kryesore të popullaritetit.
Përpara zgjedhjeve parlamentare të së hënës në Iowa, një sondazh kombëtar tregon se Trump vlerësohet veçanërisht mirë midis republikanëve dhe republikanëve të pavarur bazuar në tre kritere: lidershipi, zgjedhshmëria e perceptuar dhe pranueshmëria.
Gjegjësisht, numri më i madh i të anketuarve (65 për qind) besojnë se Trump është lideri më i fortë republikan, më shumë se gjysma (54 për qind) besojnë se ai është kandidati më i kualifikuar i partisë, madje 68 për qind e republikanëve mendojnë se Trump ka shanset më të mira për të fituar zgjedhjet presidenciale në nëntor.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta