Haradinaj e Limaj bashkohen në koalicion parazgjedhor, disa nga pikat e paktit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e drejtuar nga ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe Nisma Socialdemokrate e drejtuar nga Fatmir Limaj, kanë arritur një koalicion parazgjedhor gjatë ditës së sotme.
Sipas mediave të Kosovës, dy liderët e këtyre subjekteve politike e prezantuan marrëveshjen gjatë ditës së sotme.
Gazeta Express ka siguruar këtë marrëveshje në të cilat janë të shënuara pikat ku mbështetet koalicioni.
“Me qëllim që të mos lejojmë rrezikimin e pavarësisë së vitit 2008”, është një nga pikat. AAK dhe Nisma kritikojnë kryeministrin Albin Kurti që “po rrezikon pavarësinë”.
Po ashtu përmendet edhe orientimi i Kosovës për anëtarësim në NATO.
Përmendet edhe sfera të tjera të brendshme në Kosovë, arsimi, gjyqësori, decentralizimi, etj.
Pjesë e synimeve është krijimi i një fronti opozitar, ku pos partive politike do të përfshihen edhe shoqata që përfaqësojnë sfera të ndryshme në jetën shoqërore.
LEXONI GJITHASHTU:
Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në 2023, Vuçiç: Ai nuk është kriminel, Kosova shkaktare
Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë
U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar